DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga provokimet e maturantëve në fletarrest për policin – incidenti që ndezi reagime të ashpra

25 Maj 2025
A A
Nga provokimet e maturantëve në fletarrest për policin – incidenti që ndezi reagime të ashpra
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur në një konferencë për media lidhur me zhvillimet në veri të vendit, ku një zyrtar policor po përballet me fletarrest nga Serbia, nën akuzat për përdorim dhune ndaj një maturanti serb gjatë një parade shkollore në Mitrovicën e Veriut.

Hoxha tha se rasti është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të përndjekur zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe njoftoi se polici në fjalë ka pranuar edhe kërcënime me jetë.

Ai theksoi se pretendimet për dhunë ndaj të miturit nuk qëndrojnë, pasi, sipas tij, në trupin e maturantit nuk janë vërejtur shenja dhune, por vetëm vizatime me marker.

“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Në pjesën ku pretendohej të kishte gjak ishin vizatime me ngjyrë. Edhe vetë pala në deklaratën në polici në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë. Bazuar në fakte dhe dëshmi, pretendimet se ka pasur gjakosje të maturantit nga policia nuk qëndrojnë”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se rasti është pjesë e një presioni të vazhdueshëm që Serbia ushtron mbi Policinë e Kosovës.

“Ai është transferuar në Mitrovicën e Jugut për të shmangur ndonjë incident të mundshëm”, tha Hoxha, duke njoftuar për masat e marra pas kërcënimeve të pranuara nga polici i përfshirë në incident.

Nga ana tjetër, Serbia ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar ndaj policit kosovar, për ndërhyrjen e tij gjatë një parade të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, e cila ndodhi të premten.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar: “Polici do të arrestohet kurdo që të jetë e mundur dhe se fletarrestimi ndaj tij nuk do të shfuqizohet”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Të shtunën, në Novi Sad, u mbajt një protestë në mbështetje të maturantëve serbë në Kosovë, organizuar nga studentët e Universitetit të Novi Sadit me moton: “Me dinjitet, guxim, solidaritet”. Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane si: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Për lirinë e fjalës, kundër represionit dhe shtypjes. Kur institucionet heshtin, studentët nuk heshtin”.

Edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, reagoi ashpër ndaj ngjarjes: “Thellësisht i tronditur nga incidenti”, ai dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e mbrojti veprimin e policit duke e cilësuar si të justifikuar dhe profesional.

“Ndërhyrja ishte profesionale dhe e nevojshme për të ndalur përshkallëzimin e situatës pas provokimeve të disa maturantëve”, tha Sveçla, i cili publikoi një video ku maturantët dëgjohen duke kënduar këngën “Vidovdan” dhe brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë” pranë urës kryesore në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se parada e maturantëve përfundoi pa incidente të mëdha.

KATEGORITË

  • Botë (1 038)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 338)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com