DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pacolli: Zilia është një barrë që nuk të lë të jetosh i qetë

26 Maj 2025
A A
Pacolli: Zilia është një barrë që nuk të lë të jetosh i qetë
Share on Facebook

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli shumë shpesh ndan përvoja personale me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Së fundmi, ai tregoi se teksa ishte në një takim, i rrethuar nga njerëz me mendje të ndritura, mendja i shkoi tek zilia, të cilën sipas tij, shumë njerëz e kanë në raport me tjetrin kur arrin diçka.

Ai thotë se sa më shumë inat ndaj suksesit të dikujt, aq më shumë dyer të mbyllura në jetë.

“Hapni dyert e zemrës suaj! Gëzohuni për suksesin e tjetrit, sepse kur festojmë për të tjerët, Zoti na jep arsye të festojmë edhe për veten”, shkruan mes tjerash Pacolli.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Teksa isha ulur në një takim, i rrethuar nga njerëz të mirë e mendje të ndritura, sytë ishin nga folësi, por mendja më iku thellë…
Një reflektim më përshkoi dhe ndjeva nevojën ta ndaj me ju, miq të dashur.
Sa shpesh kemi parë dikë që gëzon për suksesin e tjetrit? Dhe sa shpesh kemi ndjerë një ftohtësi të pashpjegueshme në fytyrën e dikujt kur ne vetë arrijmë diçka të mirë?
E vërteta është se zilia është një barrë që nuk të lë të jetosh i qetë.
Ajo lind nga presioni që ndien kur sheh të tjerët të ecin përpara, dhe në vend që të motivojë, të shterrë. Ziliqari nuk buzëqesh, nuk gëzon – madje edhe përpiqet të qortojë atë që është mirë, vetëm pse nuk është ai në vendin e atij tjetrit.
Por më e dhimbshmja është se edhe vetë Zoti ia mbyll dyert e suksesit atij që nuk di të gëzojë për të tjerët.
Sa më shumë inat ndaj suksesit të dikujt, aq më shumë dyerë të mbyllura në jetë.
Ndaj, nga zemra, e them këtë:
Hapni dyert e zemrës suaj! Gëzohuni për suksesin e tjetrit, sepse kur festojmë për të tjerët, Zoti na jep arsye të festojmë edhe për veten.
Kjo është një e vërtetë e jetuar.
Kështu afrohemi. Kështu duhemi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 581)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com