Nikoll Perkaj kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat ishte i ftuar në emisionin INFO D, në televizionin DTV MEDIA.
Ai ndër tjera në këtë emision ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën thotë se nuk kanë asgjë të përbashkët.
Perkaj thotë se LVV-ja është formuar për inati të partive të tjera dhe është parti e majtë politike.
Ai tutje ka thënë se LVV-ja për me ardhë në pushtet ka marrë sllogane prej të gjitha partive për me i bë si të vetat për të arritur pushtetin.
Në INFO D, Perkaj potencon se LVV-ja e ka huazuar bashkimin kombëtar, ndërsa prej që erdhën në pushtet nuk e kanë përmend kurrë më bashkimin kombëtar.