DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarm në Itali: Mbi 10 mijë fëmijë të zhdukur vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024

26 Maj 2025
A A
Alarm në Itali: Mbi 10 mijë fëmijë të zhdukur vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Fenomeni i fëmijëve të zhdukur po merr përmasa shqetësuese në Itali. Organizata “Telefono Azzurro” ka paraqitur një raport alarmant në konferencën “Fëmijët e Padukshëm”, ku theksohet se gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 janë regjistruar 11,694 raste personash të zhdukur, nga të cilat 69.6% janë të mitur – përkatësisht 8,143 raste, ose 64 fëmijë në ditë.

Sipas raportit, shumica e fëmijëve të zhdukur janë adoleshentë të moshës 16-17 vjeç, ndërsa 58.1% janë vajza. Përsa i përket kombësisë, 56.9% janë italianë dhe 41.67% të huaj. Arsyet kryesore përfshijnë arratisje nga shtëpia, largim nga komunitetet apo institucionet dhe raste të paspecifikuara.

Presidenti i organizatës, Ernesto Caffo, paralajmëroi për rrezikun që këta fëmijë të bien pre e trafikimit dhe abuzimit, ndërsa vuri në dukje ndikimin negativ të presionit social dhe përmbajtjeve digjitale në shëndetin mendor të të miturve.

Situata paraqitet shqetësuese edhe në nivel ndërkombëtar, ku në SHBA, Qendra për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC) trajtoi rreth 30,000 raste gjatë vitit 2024.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 620)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com