DTV MEDIA do të jetë sponsor medial zyrtar i Festivalit Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës”, një ngjarje që sjell gjallëri, art dhe shumëllojshmëri kulturore në zemër të kryeqytetit, më 24 dhe 26 maj 2025.
Salla e Kuqe sonte në Prishtinë do të kthehet në një mozaik të gjallë të kulturave evropiane, ku grupe artistike nga 10 vende të ndryshme do të ngjiten në skenë për të prezantuar trashëgiminë e tyre folklorike përmes kërcimeve tradicionale dhe kostumeve kombëtare.
Ukraina, Rumania, Turqia, Polonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova do të sjellin për publikun një spektakël kulturor unik që mishëron shpirtin, historinë dhe pasionin e secilit popull.
DTV MEDIA do të mbulojë në mënyrë të plotë këtë festë shumëngjyrëshe me:
-
Transmetime të Festivalit
-
Intervista me pjesëmarrës dhe organizatorë
-
Momente artistike ekskluzive nga skena dhe pas saj
Ky festival është më shumë se një ngjarje – është një urë miqësie dhe bashkimi kulturash, ku arti flet gjuhën e përbashkët të njerëzimit.
Ftojmë të gjithë qytetarët, vizitorët dhe dashamirësit e kulturës që të bëhen pjesë e këtij manifestimi të jashtëzakonshëm, dhe të sjellin buzëqeshje, entuziazëm dhe dashuri për kulturën në sheshin e Prishtinës.