DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Asnjë shqiptar në listat e fundit për pranim në polici në Serbi, reagon Këshilli Kombëtar Shqiptar

26 Maj 2025
A A
Asnjë shqiptar në listat e fundit për pranim në polici në Serbi, reagon Këshilli Kombëtar Shqiptar
Share on Facebook

NATO Secretary General’s Special Representative for the Caucasus and Central Asia James Appathurai gave a press conference at the NATO Information Center in Armenia

Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka reaguar pas publikimit të listave nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në lidhje me konkursin e fundit për policë.

Sipas kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, në këto lista nuk figuron asnjë shqiptar i pranuar.

Rexhepi tha se ky është një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore serbe.

“Në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”, tha Rexhepi.

Ai theksoi se nga viti 2002 deri në 2004 u arrit të përfshihen një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në polici.

“Por që nga ajo kohë, dhe për më shumë se një dekadë – nuk është pranuar asnjë shqiptar i ri në stacionet policore në Luginë”, vazhdon reagimi i tij.

“Sipas të dhënave që disponon Këshilli Kombëtar Shqiptar, nëse ky trend vazhdon, me daljen në pension të kuadrove aktuale dhe me mospranimin e policëve të rinj, shumë shpejt do të kthehemi në gjendjen e vitit 2001, kur shqiptarët ishin plotësisht të përjashtuar nga policia dhe institucionet e tjera shtetërore”.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, duke avokuar si në instancat shtetërore, ashtu edhe tek faktori ndërkombëtar, për rikthimin e programit të policisë multietnike, sepse është e vetmja rrugë për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe proporcional, ashtu siç e parashikon kushtetuta, konventat ndërkombëtare dhe vetë Marrëveshja e Konçulit dhe Plani 7 pikësh”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 553)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com