DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas problemeve me zemër, ish-ylli i Arsenalit u shtrua me urgjencë në spital

26 Maj 2025
A A
Pas problemeve me zemër, ish-ylli i Arsenalit u shtrua me urgjencë në spital
Share on Facebook

Ish-mesfushori i Arsenalit, Tomas Rosicky, është shtruar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Sipas një deklarimi për media, klubi çek Slavia Praga, ka konfirmuar se Rosicky u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Pragë të martën e kaluar.

“Fatmirësisht, pas ekzaminimeve mjekësore, ai nuk ka pasur nevojë për operacion dhe aktualisht po kurohet në shtëpi”, thuhet në deklaratë.

44 vjeçari ka pranuar se zakonet e këqija të jetesës, mungesa e aktivitetit fizik dhe predispozitat familjare kanë kontribuar në këtë situatë.

Ai theksoi se është i angazhuar për t’u rikuperuar plotësisht dhe do të mbetet në kontakt me ekipin e tij drejtues. Megjithatë, ai ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga detyrat e tij të përditshme si drejtor sportiv.

Ish-ylli i “Topçinjve” ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur edhe për klube si Sparta Praga dhe Borussia Dortmund.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 2018, ai mori rolin e drejtorit sportiv te Sparta Praga, ku ka kontribuar në ringjalljen e klubit dhe fitimin e titujve kampionë të ligës çeke.

Ndërkohë, Rosicky ka qenë përfolur për një rikthim të mundshëm te Arsenali, si drejtor sportiv, pas largimit të Edu Gaspar.

Megjithatë, ai ka vendosur të përfundojë sezonin aktual me Slavia Praga përpara se të shqyrtojë mundësi të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Të gjithë tifozët e futbollit i bashkohen urimeve për shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë për Tomas Rosicky.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 553)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com