DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokurori Shala: Bastisje në katër lokacione për hetimin e dhënies me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore

27 Maj 2025
A A
Prokurori Shala: Bastisje në katër lokacione për hetimin e dhënies me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore
Share on Facebook

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, konfirmoi se është duke u zhvilluar një hetim lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se bastisjet po kryhen në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me autorizimin e saj.

Sipas Shalës, bastisjet po zhvillohen në katër lokacione: Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, tha ai.

LEXO EDHE:

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com