DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bizneset nesër protestojnë kundër vendimit të ZRrE dhe për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë

28 Maj 2025
A A
Bizneset nesër protestojnë kundër vendimit të ZRrE dhe për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë
Share on Facebook

Pas kërkesave të vazhdueshme për një dialog të hapur dhe bashkëpunues me institucionet shtetërore, Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se komuniteti i bizneseve do të organizojë një protestë të enjten, më 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, raporton Ekonomia Online.

Protesta do të mbahet për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në një njoftim për media, Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur keqardhjen që përkundër përpjekjeve të shumta, nuk është arritur ndonjë bashkëpunim i mirëfilltë me institucionet për të siguruar një fazë kalimtare të drejtë dhe të menaxhueshme.

Sipas OEK, mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale po krijon pabarazi në treg, po dëmton konkurrueshmërinë dhe po sjell pasoja serioze për ekonominë e vendit, përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe humbjen e vendeve të punës.

“Ky proces, ashtu siç po zbatohet aktualisht nga Zyra e Rregullatorit për Energji, është i njëanshëm dhe i papërgatitur, duke rrezikuar stabilitetin dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë,” thuhet në deklaratë.

Oda Ekonomike e Kosovës u bën thirrje institucioneve të reflektojnë me urgjencë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të krijuar një plan të qartë dhe të drejtë të tranzicionit, që do t’u mundësonte bizneseve përgatitjen graduale për integrimin në tregun e lirë të energjisë.

Nëse kërkesat e komunitetit të biznesit nuk merren parasysh, OEK paralajmëron se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com