DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi: Me këtë nivel të mjerë të mendimit politik, Kosova është në prag të katastrofës

28 Maj 2025
A A
Krasniqi: Me këtë nivel të mjerë të mendimit politik, Kosova është në prag të katastrofës
Share on Facebook

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar nivelin e mendimit politik në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se me këtë nivel të mendimit, Kosova është në prag të katastrofës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosova mund të ekzistojë si shtet vetëm si faktor stabiliteti.

“Me këtë nivel të mjerë të mendimit politik e intelektual që ekziston në mesin tonë, Kosova është në prag të katastrofës. Po ecën drejt humnerës, e shtyrë nga qeveria e saj dhe nga shumica e qytetarëve të saj. Pse po them kështu? Po them sepse në këtë zjarrmi iracionale emocionesh, po harrohen faktet kryesore: 1. Marrëveshja Ushtarake-Teknike është në fuqi dhe ajo i jep pushtet absolut NATO-s, jo vetëm në raport me Serbinë, po edhe në raport me institucionet tona. Prandaj, nëse bëhen veprime të pamenduara, mund të ndodhë konflikt me KFOR-in. 2. Rezoluta 1244 është në fuqi dhe mund të rigjallërohet, kurdo që eskalon kriza, 3. Bashkimi Evropian e ka marrë rolin e ndërmjetësuesit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pra, brenda kornizës së rezolutës 1244, ndërsa Kosova nuk njihet si shtet nga OKB. (Opinioni i Gjykatës së Drejtësisë nuk është obligativ.) 5. Kosova nuk njihet si shtet nga Bashkimi Evropian. 6. Kosova nuk njihet si shtet nga OSBE. 6. Kosova nuk njihet si shtet as nga NATO-ja. 7. Kosova nuk ka mundësi ta dërgojë FSK-në në veri. (Temë tjetër është se çka do të fitonte edhe po të mund ta dërgonte.)”, ka shkruar Krasniqi, duke dhënë detaje tjera.

“Pra, përfundimi është i qartë: kriza në veri nuk mund të zgjidhet me forcë dhe as në mënyrë të njëanshme, sepse Kosova as nuk e ka fuqinë e nevojshme e as nuk është shtet sovran që mund të marrë vendime sovrane. Prandaj, kriza duhet të zgjidhet me dialog politik të ndërmjetësuar nga BE e SHBA. Nëse kriza del jashtë kontrollit, atëherë rifuqizohet pushteti ndërkombëtar në Kosovë, zvogëlohen gjasat e pranimit të Kosovës në intitucionet ndërkombëtare dhe Kosova dështon si shtet. Kosova mund të ekzistojë si shtet vetëm si faktor stabiliteti, jo si krizë e pamenaxhueshme. Realiteti ynë është ky. Ata që jetojnë në realitete paralele, nuk po i kanë para sysh këto fakte. Rreziku për Kosovën është real, sepse shumica e njerëzve po jetojnë në realitetin paralel të propagandës qeveritare”, ka shkruar Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com