DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Forcat e shumta serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”

29 Maj 2025
A A
Kurti: Forcat e shumta serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rritja e gatishmërisë së ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është reagim ndaj ushtrimit ushtarak “Defender Europe 2025”, nikoqire e të cilit është edhe Kosova, raporton Ekonomia Online.

“Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reaksion ndaj Defender Europe 2025. Por ajo që nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vet Serbia a po ia ka kërkuar Rusia”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.

Ai gjithashtu ka folur për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë stërvitje, duke theksuar se institucionet vendore po tregojnë aftësi në organizimin e ngjarjeve të ndërlikuara në territorin e vendit.

“Defender Europe 2025” cilësohet si stërvitja më e madhe shumëkombëshe që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

Ky operacion, që udhëhiqet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, përfshin rreth 25 mijë pjesëtarë të forcave ushtarake nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pjesë e këtij ushtrimi, ku bashkëpunon me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në aktivitete që simulojnë operacione mbrojtëse, sulmuese dhe të ruajtjes së stabilitetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com