DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjermania me mbështetje të fuqishme për Kosovën në KiE

29 Maj 2025
A A
Gjermania me mbështetje të fuqishme për Kosovën në KiE
Share on Facebook

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Berlini mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se qëllimi në këtë drejtim është i arritshëm.

Në një postim të kësaj ambasade në Facebook thuhet se Kosova duhet të veprojë tani, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Kjo ambasadë bashkë me deklaratën për Kosovën në KiE në postimin e saj shkëputi edhe të tjera nga konferenca përmbyllëse e Institutit të Drejtësisë të Kosovës dhe Lëvizjes FOL.

“Në konferencën përmbyllëse të Institutit të Drejtësisë të Kosovës dhe projektit Lëvizja FOL, ambasadori Rohde theksoi rolin themelor të sundimit të ligjit në demokraci – një parim në zemër të Këshillit të Evropës”.

“Gjetjet inkurajuese tregojnë se seancat dëgjimore publike dhe të drejtat gjuhësore respektohen, me shumicën e individëve të përfaqësuar profesionalisht. Megjithatë, sfidat mbeten, duke përfshirë zgjidhjet e ngadalta të çështjeve dhe zbatimin e pamjaftueshëm të jurisprudencës së GJEDNJ-së”.

“Përtej monitorimit të gjyqësorit, projekti ndihmoi në fuqizimin e qytetarëve, duke siguruar që ata të dinë të drejtat e tyre dhe standardet që gjykatat duhet të mbështesin”, u tha mes tjerash në postim

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 328)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com