DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zbulohen kushtet e Lamin Jamal, kërkon të gjuajë edhe penalltitë

29 Maj 2025
A A
Zbulohen kushtet e Lamin Jamal, kërkon të gjuajë edhe penalltitë
Share on Facebook

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin e Lamin Jamal deri në vitin 2031.

Megjithatë, në përputhje me zgjatjet dhe nënshkrimet e fundit të kontratës, ai nuk e shtoi shumën e klauzolës së përfundimit. Sipas “Mundo Deportivo”, “liria” mbetet e vendosur në 1 miliard euro. Kjo shifër ishte ajo që Barça njoftoi më 2 tetor 2023, kur ai nënshkroi rinovimin e tij të mëparshëm.

Barcelona nuk e ka modifikuar klauzolën, sepse dokumenti i nënshkruar nga Jamal të martën është një rregullim i kontratës që ai tashmë e kishte, me kushte shumë më të mira page pas asaj që ai ka treguar në fushë me fanellën blaugrana gjatë dy sezoneve të fundit.

Shifrat e pagës së tij janë plotësisht sekrete, por kontrata përfshin një bonus nëse ai fiton “Topin e Artë”. Leo Mesi kishte një të tillë për çmimin “FIFA The Best”.

Ceremonia zyrtare e së martës në zyrat e Barcelonës nuk përfshiu shpërndarjen e imazheve nga klubi në zyrën e presidentit Joan Laporta dhe pjesës tjetër të pjesëmarrësve, përfshirë Zhorzh Mendeshin, përfaqësuesin e lojtarit dhe disa anëtarë të familjes së Lamin Jamal, siç janë prindërit e tij.

Megjithatë, Lamine kërkoi që fotografitë të mos shpërndaheshin deri pas kthimit të tij nga pushimet më 13 korrik, që përkon me datëlindjen e tij të 18-të.

Ndërkaq, gazeta “Mundo Deportivo” ka siguruar dhe hollësi të tjera nga kontrata e Jamal. Sipas saj, ylli i ri i Barcelonës ka kërkuar më shumë duke nisur nga sezoni i ri. Nuk po flasim për para, sepse ato ia ka ofruar tashmë klubi.

Ai ka kërkuar më shumë protagonizëm. Që do të thotë që ai të jetë një ndër ekzekutuesit e penalltive në ekip dhe një nga ekzekutuesit e goditjeve standarde. Gjëra këto që duhet t’i ketë parasysh dhe trajneri Hansi Flik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com