DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vendoset gurthemeli i shkollës së re “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës

30 Maj 2025
A A
Vendoset gurthemeli i shkollës së re “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhekryetarin e Komunës së Podujevës,Shpejtim Bulliqi, vendosën sot gurthemelin e objektit tëri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nuhi Gashi”, në fshatin Bradash.

Objekti i ri i shkollës, që mban emrin e mësuesit të devotshëm Nuhi Gashi, i cili qe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, do ketë një hapësirë prej 1,330m² brenda së cilësnëntë klasa mësimi dhe një sallë të arsimtarëve, dhoma të veçanta për kabinetet e shkencave natyrore dhe shoqërore, hapësira të nevojshme për administratë, dhe tualete sipas standardeve bashkëkohore, përfshirë edhe ato për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky është një investim i Komunës së Podujevës në vlerëprej624,249.74 euro.Punimet pritet të kryhen brenda dy vjetëve.

Në ceremoninë evënies së gurthemelit të shkollës së re, ku të pranishëm ishin edhedeputetë të kuvendit, drejtorë të komunës, asamblistë, mësimdhënës, nxënës, e banorë të

Bradashit,kryeministri tha se ndërtimi i objektit të ri shkollor përbën një lajm të mirë për arsimin, për Bradashin, për Podujevën dhe për të gjithë prindërit, të cilët do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollën “Nuhi Gashi”. Ai falënderoi komunën për investimin dhe fshatin, i cili ka kontribuuar, është interesuar dhe angazhuar që të arrijnë deri te vendosja e gurthemelit të shkollës së re.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u shpreh se në Komunën e Podujevës gjatë këtyre viteve ka pasur një investim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Ajo tha se vetëm nga Ministria e Arsimit janë investuar më shumë se 8.5 milionë euro, janë ndërtuar pesë shkolla e tre çerdhe, teksa theksoi rëndësinë që krahas infrastrukturës moderne që po mundësohet nga ana e qeverisë e ministrisë edhe mësimdhënësit të japin më të mirën e tyre që të kemi rezultate sa më të mira të nxënësve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se ky është objekti i nëntë shkollorë në këto pesë vjet të qeverisjes, dhe se po punohet bashkë edhe me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit që çdo ditë e më shumë të krijohen kushte sa më të mira për nxënësit tanë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com