DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

24 vjet e gjysmë burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

30 Maj 2025
A A
24 vjet e gjysmë burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, Hoti për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 vit burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik prej 24 vjet e 6 muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

I akuzuari obligohet që të paguajë shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 200 euro dhe 50 euro për taksën për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga shpallja e aktgjykimit.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civile.

Të akuzuarit iu vazhdua masa e paraburgimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Jon Hotit, për vrasjen e R.Sh., dhe A.Sh., më 13 nëntor 2024 në Klinë.

Sipas Prokurorisë, rasti kishte ndodhur në një lokal, pasi i pandehuri paraprakisht i kishte kërkuar shtëpitë e tyre e më pas i kishte kontaktuar viktimat përmes rrjetit social Facebook ku edhe kishin lënë takim në lokal.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezent në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disa minutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.Sh, ndërsa viktima R.Sh dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Hoti akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 318)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com