DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj godet Qeverinë Kurti: Mafia energjetike nuk po fshihet më, kjo është emergjencë kombëtare

30 Maj 2025
A A
Haradinaj: Me Abdixhikun kemi komunikim të rregullt, me Krasniqin jam takuar së paku dy herë
Share on Facebook

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në sektorin e energjisë, duke akuzuar qeverinë Kurti për përfshirje në afera të thella korruptive.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka ngritur akuza të rënda ndaj shefit të kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi, duke thënë se kompania e vëllait të tij po përfiton në mënyrë të padrejtë nga shit-blerja e energjisë, nën mbulesën e “tregut të lirë”.

“Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të ‘tregut të lirë’ për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se situata po bëhet çdo ditë më alarmante dhe se për të ashtuquajturën “mafia energjetike”, fundi nuk do të jetë i mirë.

“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi. Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq? Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare”, ka shtuar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 550)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 664)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com