DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kemi me të lidhë dhe kemi me të …”, Ibrahimi thotë se u kërcënua me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30 Maj 2025
A A
Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë
Share on Facebook

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që kishte me ministra të Qeverisë Kurti.

Ai tha se debatet dhe linçimet publike nga anëtarë të Qeverisë Kurti II kanë filluar që në fillim të mandatit të saj. Sipas tij, i pari që ka nisur linçimet publike kundër tij ka qenë këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi, Fidan Kalaja, për të cilin Ibrahimi thotë se ka ngritur kallëzim penal.

E gjithë kjo, sipas Ibrahimit, ka ndodhur për shkak të punës së tij si drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, si organ që ka përfaqësuar komunat duke kërkuar mbështetje nga qeveria.

“Mua fillimisht më ka ardhur një email privat ku thuhej se nëse vazhdoj me këto kundërshtime në relacion me ministrin Hekuran Murati, kemi me ardhë në zyrë, kemi me të lidhë dhe kemi me të tërheqë zvarrë deri te Hoteli Sirius. Unë e kam injoruar”, ka thënë Ibrahimi.

Por sipas tij, kërcënimet nuk kanë përfunduar aty.

Ai, i emocionuar, tregon edhe raste të tjera kur ka marrë kërcënime me jetë, pasi nuk i ka ndalur kundërshtimet me arsye ndaj ministrave të Qeverisë Kurti.

“Babait tim, tani të ndjerë, dy persona i kanë shkuar në dyqanin e tij dhe i kanë thënë: porosite djalin tënd që mos të dalë me ecë nëpër shesh. Ka pasur shantazhe e kërcënime, por unë nuk jam ndalur. Këto kërcënime kanë ardhur kur kishim debatin me ministrin Hekuran Murati, i cili donte t’ua merrte komunave 100 milionë euro si të hyra të bartura. Kërcënimet kanë vazhduar edhe kur kemi dërguar lëndën në Gjykatën Themelore për lëndë përmbarimore ndaj komunave, kur kanë qenë në pyetje 35 milionë euro ku u dëmtuan komunat. Kanë dalë dhe kanë thënë: ‘Sazani po lobon dhe po dërgon lëndë në gjykata se dëshiron t’i fitojë 10%’. Kjo ka qenë e tmerrshme. Dhe më e rënda ka qenë kur më kanë vendosur një pllakatë në derën e shtëpisë time me mbishkrimin ‘Kjo është mundësia jote e fundit’”, ka pohuar Ibrahimi.

Ai ka thënë me përgjegjësi të plotë se edhe në të kaluarën ka pasur debate me ministra e zyrtarë qeveritarë, por kurrë nuk është kërcënuar me jetë apo shantazhuar si gjatë Qeverisë Kurti II.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 550)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 664)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com