DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vihet gurthemeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

2 Qershor 2025
A A
Vihet gurthemeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes
Share on Facebook

U vu gurthemeli i objektit të Institutit Special në fshatin Zborc të Shtimes, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se objekti do të ketë një sipërfaqe mbi 6,800 metrash katrorë dhe do të përfundohet brenda dy vjetësh, me një kosto prej 6.3 milionë eurosh.

“Makineritë janë gati, punëtorët po ashtu. Vumë gurthemelin e ndërtesës së re. Ditë e rëndësishme për pacientët e Entit Special dhe zhvendosja nga ndërtesa e vjetër ka qenë nevojë e kahershme e Komunës së Shtimes. Është lajm i mirë për Komunën e Shtimes”, tha Kurti.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e cilësoi ditën si historike për qytetarët e komunës.

“Bbrenda një kohë të shkurtër po fillon ndërtimi dhe brenda dy vjetësh do të implementohet si projekt dhe pacientët do të kenë kushte më të dinjitetshme në qetësinë e tyre”, tha ai.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kushteve të pacientëve në të gjithë Kosovën.

“Sot jemi në një moment të bukur kur po bëhet gurthemeli dhe brenda dy vjetësh këta pacientë do të kenë një institucion, që do të jetë me kushte shumë më të mira për të gjithë qytetarët me këto probleme nga e tërë Kosova”, tha Vitia.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 304)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com