DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për të shtënat me armë në Gjakovë

3 Qershor 2025
A A
Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për të shtënat me armë në Gjakovë
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ndaj të pandehurve me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H., dhe Sh.H., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, më 31 maj, në fshatin Rogovë të Gjakovës u arrestuan pesë të dyshuarit, pasi që në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndaj të njëjtëve, është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale si në vijim: I pandehuri S.H., për shkak të veprave penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 të KPRK-së, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.1 të KPRK-së, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, “Manipulim me prova” nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 378 par.1 nënpar.1.9 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“I pandehuri L.H., për shkak të veprave penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 të KPRK-së, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.1 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, “Manipulim me prova“ nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, “Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 378 par.1 nënpar.1.9 të KPRK-së”, thuhet më tej.

Kurse, të pandehurit F.H., dhe A.H., dyshohen për veprat penale: “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, nënpar.1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe “Manipulim me prova” nga neni 389, par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“I pandehuri Sh.H., për shkak të veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 të KPRK-së, dhe “Manipulim me prova” nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së”, thuhet më tej.

Sipas Prokurorisë, lidhur me këtë rast janë sekuestruar: Dy armë automatike, një pushkë gjuetie, një pistoletë, 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa gëzhoja nga vendi i ngjarjes. /BetimipërDrejtësi

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 297)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com