DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ibrahimi: Komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar

3 Qershor 2025
A A
Ibrahimi: Komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar
Share on Facebook

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka paralajmëruar se për shkak të mos-përgjegjësisë dhe mos-veprimit të legjislaturës së kaluar në zbatim të vendimeve të gjykatës kushtetuese, komunat do të dëmtohen edhe më shumë financiarisht.

Përmes një deklarate për media, ai ka vlerësuar se legjislatura e kaluar nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Komunat e Republikës së Kosovës janë duke u rrezikuar seriozisht në aspektin financiar si pasojë e drejtpërdrejtë e mosveprimit dhe papërgjegjshmërisë të ish-Kuvendit të Kosovës, i cili ka dështuar të zbatojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. KO79/23 që shpalli jokushtetues nenin 6 paragrafi 6 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar Kuvendine Republikës së Kosovës që deri më 1 gusht 2024 të ndryshojë dispozitën në fjalë, ky afat është tejkaluar pa asnjë veprim. Si pasojë, komunat mund dhe po përballen me padi të shumta nga nëpunësit civilë, ndërsa disa komuna veçse kanë filluar të pranojnë vendime gjyqësore që i obligojnë për kompensime në bazë të një norme tashmë të rrëzuar si jokushtetuese”, ka vlerësuar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Ky dëm buxhetor vjen përveç një barrë tjetër të rëndë financiare që tashmë rëndon mbi komunat për shkak të zbatimit të vendimeve që burojnë nga kontrata kolektive në sektorin publik, me një kosto të vlerësuar mbi 140 milionë euro në komunat tona. Prandaj, nëse vazhdon kjo qasje e papërgjegjshme nga institucionet qendrore, komunat rrezikojnë të përballen me pasoja të dyfishta: •nga njëra anë, me implikime financiare të paarsyeshme nga një dispozitë ligjore jokushtetuese për të cilën ato nuk kanë asnjë përgjegjësi; •dhe nga ana tjetër, me barrën akumulative të detyrimeve nga kontratat kolektive që po përthithin një pjesë të konsiderueshme të buxheteve lokale. Ky zhvillim mund të ndikojë direkt në aftësinë e komunave për të realizuar investimet kapitale, për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin buxhetor. Prandaj, është e domosdoshme që: •të ndërmerren qëndrime institucionale të unifikuara kundër këtij diskriminimi financiar, •dhe të kërkohet me forcë që përgjegjësitë të mbeten aty ku ligjërisht dhe kushtetueshëm u takojnë, pra në nivelin qendror”, ka vlerësuar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 687)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com