DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vende nga Azia dhe Ballkani vizitojnë APK-në: Njihen me nismat për parandalim të korrupsionit në Kosovë

3 Qershor 2025
A A
Vende nga Azia dhe Ballkani vizitojnë APK-në: Njihen me nismat për parandalim të korrupsionit në Kosovë
Share on Facebook

Një delegacion ndërkombëtar prej 25 anëtarësh, pjesë e Punëtorisë për Bashkëpunim Jug-Jug dhe Trepalësh për Avancimin e Parandalimit të Korrupsionit (#SSTC), vizitoi Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), për të mësuar më shumë mbi nismat kundër korrupsionit në Republikën e Kosovës dhe ndërtimin e platformës inovative të raportimit të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, z. Yll Buleshkaj, prezantoi mandatin dhe funksionet kyçe të Agjencisë në luftën për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Ai theksoi se zhvillimi i platformës “Corruption-Free Portal”, fuqizon qytetarët që të angazhohen aktivisht në ruajtjen dhe avancimin e integritetit të institucioneve publike.

Z. Buleshkaj falënderoi partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Republikën e Koresë, për mbështetjen e dhënë në zhvillimin dhe përmirësimin e kësaj platforme.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e harmonizimit të standardeve rajonale dhe rritjes së bashkëpunimit për të arritur rezultate më të mira në luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa udhëheqësi i Divizionit për E-Shërbime dhe Sisteme në APK, z. Besnik Dragusha, bëri prezantimin e detajuar të funksionimit praktik të platformës “Corruption-Free Portal”, duke treguar mënyrën se si zyrtarët publikë mund të kryejnë obligimin ligjor të deklarimit të pasurisë, ndërsa qytetarët mund të raportojnë korrupsionin në mënyrë të thjeshtë, transparente dhe të sigurt.

Kjo vizitë e delegacionit ndërkombëtar ku marrin pjesë përfaqësues nga Republika e Koresë (Korea e Jugut), Mongolia dhe Uzbekistani, mandej edhe vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), shërben si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave për luftën kundër korrupsionit në rajon dhe më gjerë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 353)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com