DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FSK-ja për herë të parë në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë për menaxhimin e krizave

3 Qershor 2025
A A
KFOR: Situata në Kosovë është e qetë por e brishtë, bashkë me Policinë po patrullojmë në veri
Share on Facebook

Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në stërvitje me misionin e NATO-s, KFOR, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në aktivitetet trajnuese për menaxhim të krizave në skenarë të ndryshëm.

KFOR-i njoftoi se aktivitetet trajnuese në kuadër të ushtrimit “Golden Sabre 2025” në kampin Vrellë do të mbahet më 9 dhe 10 qershor.

“Ky ushtrim do të testojë implementimin e procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe do të ndihmojë në rritjen e aftësisë së subjekteve të ndryshme për të operuar bashkë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ushtrimi do të përfshijë personel prej 600 pjesëtarësh.

Sipas KFOR-it, ky ushtrim është demonstrim i bashkëpunimit të mirë dhe afatgjatë në mes të KFOR-it, EULEX-it e Policisë së Kosovës.

“Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë po ashtu në këtë ushtrim, në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, nëpërmjet aktiviteteve trajnuese mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 294)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com