DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Trefishuam buxhetin për mbrojtje, dyfishuam numrin në ushtri, katërfishuam trajnimet e FSK-së jashtë vendit

4 Qershor 2025
A A
Kurti: Trefishuam buxhetin për mbrojtje, dyfishuam numrin në ushtri, katërfishuam trajnimet e FSK-së jashtë vendit
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”, vuri në dukje investimet në zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se është dyfishuar numri në ushtri, janë katërfishuar trajnimet jashtë vendit, trefishuar buxheti për mbrojtje, gjithnjë me SHBA-në dhe vendet partnere.

“Kemi arritur që të tregojmë, të demonstrojmë fuqinë tonë, ndërveprueshmërinë që e kemi me NATO-n dhe në këtë mënyrë ta forcojmë kauzën tonë që anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobinë tonë, por edhe për kontributin, të cilin do ta japim. Në “Defender 25” kanë marrë pjesë 29 shtete dhe ne kemi pasur privilegjin të jemi në mesin e 18 shteteve nikoqire. Gjithsej kanë qenë 25 mijë ushtarë. Kosova ka marrë pjesë me 938 ushtarë të FSK-së. Bashkëpunimi dhe ushtrimi e nxjerrin më të mirën edhe të ushtrisë, edhe të ushtarëve. I gjithë ky armatim që po e shihni këtu të demonstruar është blerë gjatë këtyre tri viteve të fundit, përveç një automatiku që ka qenë edhe me herët. Sepse ne e kemi dyfishuar numrin e ushtrisë, i kemi katër fishuar trajnimet jashtë vendit, e kemi trefishuar buxhetin për mbrojtje, gjithnjë me SHBA-në dhe vendet partnere. Ju e patë se sa të zotë janë ushtarakët tanë, jemi në një poligon që si zonë e traj nimit po bëhet ndër më të mirat në rajon. 4 mijë e 500 hektarë i kemi shpronësuar dhe Ministria është pronar këtu në Babaj të Bokës”, tha Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 289)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com