Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar “n’PIKË” në DTV MEDIA se kundërshtimi i opozitës për emrin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit vjen nga frika se ajo do të fitojë, në rast se votimi do të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.
“Opozita është e vetëdijshme që nëse shkojmë në votim të fshehtë, Albulena Haxhiu do të zgjidhet kryeparlamentare. Kjo është arsyeja pse po e bllokojnë procesin,” – tha Fejza.
Ajo theksoi se mbështetja për Haxhiun është e gjerë, madje edhe përtej radhëve të shumicës parlamentare, dhe se është e bindur se votat e nevojshme do të siguroheshin në një proces të paanshëm dhe demokratik.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa tensionet mes pozitës dhe opozitës janë rritur ndjeshëm.
