DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çitaku: Njerëzit e afërt me VV-në, të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë

4 Qershor 2025
A A
Çitaku e shpërndan postimin e Edi Ramës për Hashim Thaçin: Në mungesë të Kryeministrit të Kosovës
Share on Facebook

Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

Siç raportoi Klankosova.tv, njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Ndërsa, sipas “Paparaci”, i arrestuari Shemsi Bahtiri është njëri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se njerëzit e afërt me VV-në janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.

“Tani, sipas raportimeve të dokumentuara me fotografi dhe fakte, del se shefi i rrjetit të shpërndarjes së heroinës në Kosovë është një eksponent i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe me ish Ministrin e Brendshëm në veçanti”.

“Lëvizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot delqë njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë”, tha Çitaku.

Tutje, ajo u shpreh se kjo nuk është thjesht hipokrizi, por është rrezik për shoqërinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 277)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com