DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gashi: Zgjedhjet mund të jenë zgjidhje, por KQZ ka dështuar në menaxhimin e procesit

5 Qershor 2025
A A
Gashi: Zgjedhjet mund të jenë zgjidhje, por KQZ ka dështuar në menaxhimin e procesit
Share on Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se bllokimi i Kuvendit të Kosovës po dëmton rëndë reputacionin e institucionit dhe të politikës në përgjithësi, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik po pengon gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale.

“Munden me bë sakrifica më të vogla, me qenë më zemërgjerë dhe me u hap mundësinë që të zhbllokohet Kuvendi duke pezulluar kandidatë tjerë dhe me zgjedhë problemin. Po mungon vullneti politik për të gjetur një zgjidhje dhe fatkeqësisht kjo mungesë po e dëmton jashtëzakonisht rëndë reputacionin e Kuvendit dhe të politikës në përgjithësi”, tha Gashi.

Ai la të hapur mundësinë që zgjedhjet të jenë një nga opsionet për tejkalimin e krizës politike, por theksoi vështirësitë që do të sillte një proces i tillë.

“Mund të vimë edhe në atë situatë kur zgjedhjet janë zgjidhje. Zgjedhjet janë gjithmonë zgjidhje në demokraci dhe politikë nëse partitë politike dakordohen, patjetër që duhet të mbahen. Por zgjedhjet do të jenë shumë të komplikuara, problematike me menaxhimin nga KQZ. KQZ ka dështuar të menaxhojë zgjedhjet e fundit dhe mendoj që do të jetë e pamundur që të menaxhohen dy palë zgjedhje”, deklaroi deputeti i LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 258)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com