DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bizneset në alarm, paralajmërojnë protesta në Prishtinë

5 Qershor 2025
A A
Bizneset në alarm, paralajmërojnë protesta në Prishtinë
Share on Facebook

Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes një njoftimi bëri të ditur se sot, organizatat ekonomike të Kosovës kanë mbledhur rreth 300 përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, të cilët janë goditur rëndë nga pasojat e kalimit në tregun e lirë energjetik, që ka sjellë rritje të menjëhershme dhe të paqëndrueshme të çmimit të energjisë – në disa raste mbi 250%.

“Gjatë takimit, bizneset shprehën shqetësim të thellë për ndikimin e këtyre rritjeve në koston e operimit, rrezikimin e vendeve të punës dhe pasiguritë në të bërit biznes në vend.

Si përgjigje ndaj kësaj situate të rënduar, u vendos që të ndërmerren hapa konkretë. Bizneset, së bashku me organizatat përfaqësuese, paralajmëruan protesta gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e punëtorëve dhe bizneseve në qendër të Prishtinës me 11 qershori 2025 nga ora 11:00.

Qëllimi i protestës është të kërkohet nga institucionet e Kosovës ndërhyrje urgjente për të mbrojtur sektorin privat nga falimentimi dhe për të rivlerësuar politikat e tregut të lirë energjetik.

Organizatat ekonomike u zotuan të mos ndalen deri në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për bizneset dhe ekonominë e vendit”, thuhet në njoftimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com