Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut të energjisë, KEK-u është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit.
Sipas njoftimit, KEK-u është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.Deri më tani,20% e konsumatorëvetë kaluar automatikisht në tregun e hapurkanë nënshkruar kontrata me KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit. Kontratat e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit janëstandarde të miratuara nga ZRREdhe zbatohen njësoj për të gjithë konsumatorët në këtë kategori”.
“Përveç kësaj, KEK ka nënshkruar15 kontrata komercialeme konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, KEK-u tha se furnizimi përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit është i përkohshëm dhe i kufizuar në 60 ditë, duke filluar nga 1 qershori.Çmimi i energjisë është i bazuar në treg, ndërsamarzha (tarifa shtesë)përcaktohet sipasrregullores së ZRRE-së”.
“Inkurajojmë të gjithë konsumatorët qësa më parë të zgjedhin furnizuesin e tyre në tregun e hapur, për të siguruar vazhdimësi të shërbimit më të qëndrueshëm dhe në kushte më të favorshme”, thuhet në njoftim.
