DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga një muaj paraburgim 22 të arrestuarve për trafikim të narkotikëve e shpëlarje parash

5 Qershor 2025
A A
Zoran Vukotiq pret aktgjykim lirues, prokurorja thotë se motivi i vrasjes së viktimave ishte pse ishin shqiptarë
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim secilit prej 22 të pandehurve për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, shitblerje të narkotikëve dhe shpëlarje të parave.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se të njëjtit dyshohen për vepra të rënda penale dhe nëse të pandehurit lihen në liri, mund t’i shmangen procedurës penale dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë. Po ashtu, vlerësoi se të njëjtit mund të asgjësojnë, fshehin, falsifikojnë provat e veprës penale ose mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojnë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., të dyshuar për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK, lidhur me veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK- së dhe veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të LPPPFT”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com