DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shënohet 100-vjetori i themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

6 Qershor 2025
A A
Shënohet 100-vjetori i themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës shënoi 100-vjetorin e themelimit.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, solli në kujtesë kronologjinë e themelimit të Institutit dhe punën tashmë një shekullore.

“Nga fillimi i qershorit të 1925, kur u themelua Shërbimi Higjieniko-Epidemiologjik në Pejë, në një kohë kur shqiptarët në Kosovë jetonin të shtypur në trojet e veta nën mbretërinë jugosllave, e deri te fillimi i qershorit të vitit 1999, kur u mposht e u përzu nga Kosova edhe Jugosllavia e fundit, ajo e treta, e regjimit të Millosheviqit, që solli edhe ringjalljen e jetës sonë në liri, me rifillim të punës së institucioneve shëndetësore, e ku rifilloi nga puna edhe Instituti, me emër e organizim të denjë.
Këto vështirësi përgjatë historisë, nxorën nga Instituti jonë kuadro të shquara që vendosën themelet e shërbimeve të epidemiologjisë, mjekësisë sociale, mikrobiologjisë, ekologjisë humane, statistikave por edhe si profesorë që i ngritën brezat e ardhshëm” u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë shtoi se me kalimin e viteve, Instituti ka luajtur rol kyç në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, promovimin e një stili jetese të shëndetshëm, uljen e pabarazive shëndetësore dhe sigurimin e qasjes në kujdesin shëndetësor cilësor për të gjithë, duke bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës sonë.

“Si Qeveri, e kemi dhe do të vazhdojmë ta kemi prioritet të investojmë në shëndetësi, ndër sektorë tjerë edhe në shëndetin publik, qoftë në infrastrukturë, si: ndërtimi dhe funksionalizimi i depos qendrore të vaksinave, renovimi i hapësirave laboratorike, e investimet në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, pastaj rritjen e numrit të specializantëve në lëmitë e shëndetit publik, pajisje me aparatura moderne, si dhe ngritja e sistemit elektronik për grumbullim e analizë të të dhënave për sëmundje ngjitëse.” tha kryeministri Kurti, duke theksuar se investimet e vazhdueshme në infrastrukturën e shëndetit publik, hulumtimet, qasja ndër-institucionale e bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësore.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se gjatë pandemisë COVID-19, kur e panjohura kërcënoi jetën dhe vetë funksionimin e sistemeve shëndetësore, IKSHPK qëndroi në vijën e parë, duke udhëhequr gjurmimin epidemiologjik, testimin, raportimin, edukimin dhe informimin e qytetarëve, dhe duke ndihmuar me të dhëna të sakta Ministrinë e Shëndetësisë në marrjen e vendimeve të vështira, por të drejta.

“Me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ky institucion është forcuar në çdo drejtim: është ndërtuar një sistem i integruar digjital për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse, është modernizuar zinxhiri i ftohtë për ruajtjen e vaksinave, dhe është zgjeruar kalendari i imunizimit, duke kaluar nga 10 në 13 vaksina, përfshirë vaksinën kundër HPV-së, si një hap konkret për mbrojtjen dhe fuqizimin e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 161)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com