DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lidhja e Bizneseve kërkon pezullimin e vendimit për tregut të lirë të energjisë: Është me pasoja të rënda

6 Qershor 2025
A A
Lidhja e Bizneseve kërkon pezullimin e vendimit për tregut të lirë të energjisë: Është me pasoja të rënda
Share on Facebook

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) kërkon pezullimin urgjent për një periudhë njëvjeçare të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

“Ky vendim është i papërgatitur, i njëanshëm dhe me pasoja të rënda, duke rrezikuar:

qëndrueshmërinë e sektorit prodhues,

likuiditetin e bizneseve,

dhe rrezikun e fuqisë punëtore në vend’’, thuhet në komunikatën e LBK.

Tutje, Lidhja e Bizneseve ka propozuar që gjatë këtij afati të pezullimit, institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një analizë të plotë të ndikimit ekonomik të vendimit.

‘‘LBK propozon që gjatë këtij afati të pezullimit, institucionet përgjegjëse të ndërmarrin:

Një analizë të plotë të ndikimit ekonomik të vendimit,

Hartimin e një plani tranzicioni të sigurt dhe të drejtë,

Konsultim të detyrueshëm me komunitetin e biznesit’’, shtohet në komunikatë.

Më tej, LBK ka ftuar të gjitha institucionet, odat dhe shoqatat tjera të bizneseve, që të bashkëpunojmë në këtë ‘‘fazë kritike’’.

‘‘Vendosjen e mekanizmave mbrojtës kundër abuzimeve në tregun e energjisë

Nëse zbatohet në këtë fazë, ky vendim do të prodhojë pasoja serioze për sektorin privat, do të rrisë kostot e operimit dhe do të dëmtojë besimin e investitorëve në stabilitetin e klimës afariste në Kosovë dhe do të rrezikon prodhimin dhe tregjet e BE.

Ftojmë të gjitha institucionet qeveritare, por gjithashtu edhe odat dhe shoqatat tjera të bizneseve, që të bashkëpunojmë në këtë fazë kritike.

Zëri i bizneseve duhet të dëgjohet në mënyrë të barabartë.

Sepse bizneset kanë nevoj për mbeshtetje!

LBK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur fuqishem interesin prodhueseve, bizneseve dhe anëtarëve tanë dhe për të avancuar drejt një ekonomie funksionale, të qëndrueshme dhe të hapur për të gjithë.

Treg i lirë po – por vetëm me përgatitje dhe përgjegjësi!’’, përfundohet në komunikatën e LBK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com