Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, raporton Ekonomia Online.
Gjatë takimit, Myftiu Naim Tërnava e njoftoi ambasadorin për veprimtarinë e BIK-ut, duke theksuar ndihmat dhe aktivitetet që zhvillohen në mbështetje të familjeve në nevojë.
