DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga përplasja te dialogu: Trump dhe Musk drejt një telefonate pas “luftës” online

6 Qershor 2025
A A
Nga përplasja te dialogu: Trump dhe Musk drejt një telefonate pas “luftës” online
Share on Facebook

President Donald Trump participates in a press conference with departing DOGE adviser Elon Musk, Friday, May 30, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Molly Riley)

Pas një përplasjeje publike mjaft të ashpër që u zhvillua mes Donald Trump dhe Elon Musk, Politico ka raportuar se ndihmës të Shtëpisë së Bardhë kanë planifikuar një bisedë telefonike mes tyre.

Fillimisht sherri mes tyre nisi me kritikën e Musk për projektligjin e Trump për ulje taksash dhe rritje shpenzimesh, duke paralajmëruar se shkelte kufijtë fiskalë dhe se mund të çonte në recession. Musk poashtu shkroi, se Trump s’do të mund të fitonte zgjedhjet pa të.

Ndërsa, reagimi i Trump-it ishte i menjëhershëm: ai kërcënoi të anulojë kontrata qeveritare dhe subvencione të rëndësishme për kompanitë e Musk-it, përfshirë SpaceX dhe Tesla. Musk, në një postim tjetër e lidhte Trump me çështjen e dosjeve të Epstein-it.

Megjithatë duket se, Elon Musk ka dhënë shenja se mund të zbusë përplasjen, pasi ka njoftuar se mund të tërhiqet nga zotimi për të çaktivizuar anijen kozmikeDragon– e prodhuar nga kompania e tij SpaceX.

Ai gjithashtu ka reaguar pozitivisht ndaj një thirrjeje nga miliarderi tjetër, Bill Ackman, për të “vendosur paqe” me presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas Reuters, konflikti mes tyre ka pasur pasojë të menjëhershme në treg: aksionet e Tesla-s panë rënie prej mbi 14% (afërsisht 150 miliardë dollarë humbje në një ditë), edhe pse mëngjesin e së premtes pati një rimëkëmbje prej rreth 5% pas lajmit për bisedën e mundshme me Trump-in.

Përkundër gjithë cka ndodhi, të dy palët duket se kanë nisur të ulin tensionet me Musk që njoftoi se nuk do të tërheqë kompanitë e tij nga misionet hapësinore (“Dragon”), ndërsa Trump duket i gatshëm të mos thelloje përplasje të tjera.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com