DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku mbyll mbrëmjen në takim me Dardanët: U prezantova projektin tonë madhor në sport

23 Janar 2025
A A
Abdixhiku mbyll mbrëmjen në takim me Dardanët: U prezantova projektin tonë madhor në sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë takimit, Abdixhiku prezantoi projektin ambicioz për sportin në Kosovë. Ai shpalosi planin për ndërtimin e Qendrës së Re Kombëtare të Sportit në Bërnicë, një investim në vlerë 120 milionë euro.

“Në këtë Qendër, të paparë në rajon, do të jetë Stadiumi i Ri Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallatin e Ri Kombëtar me sallën për Sporte me Dorë; Pishinën Olimpike, Fushat e Tenisit, Gaming Hall, Fakultetin e Edukatës Fizike, e qendrën e madhe komerciale dhe hotelierike! Modernitet i kohës; zotim tashmë i nënshkruar nga unë dhe Kryetari i Kryeqytetit.” – tha ai.

Po ashtu, Abdixhiku u zotua për ndërtimin e pesë stadiumeve rajonale që do të plotësojnë kriteret e UEFA-s 3 dhe 4, me një investim shtesë prej 60 milionë eurosh.

“Po ashtu, u fola për 5 stadiumet rajonale të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, investim 60 milionësh!” – tha Abdixhiku.

Ai vlerësoi tifozët “Dardanët” për kontributin e tyre në ndërtimin e identitetit të sportit kosovar

“Dardanët kanë arritur të ndërtojnë identitetin e sportit e futbollit tonë. Kanë ndërtuar vet ëndrrën e Kombëtares së Kosovës dhe mijëra fëmijëve tanë që projektojnë heroizmat në Fadil Vokrri, si heronj modern të Republikës! Ju faleminderit për pritjen kaq të ngrohtë Faleminderit për mbështetjen në rrugëtimin tim dhe ekipit tim!” – shtoi kreu I LDK-së.

KATEGORITË

  • Botë (1 113)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 151)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com