Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet, ku pas inspektimit janë zbuluar mbi 180 copë veshmbathje, të dyshuara si produkte të kontrabanduara dhe imitim të markave të njohura ndërkombëtare.
Këto produkte nuk dispononin asnjë dokumentacion të duhur dhe dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI), transmeton Klankosova.tv.
“Luftimi i tregtisë së paligjshme dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale janë pjesë e përpjekjeve tona të përditshme për një ekonomi të ligjshme dhe konkurrencë të drejtë”, shkruhet në postimin e Doganës në Facebook.