DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohen tre të dyshuar për “Mashtrim”, vlera e dëmit rreth 45 mijë euro- dy dërgohen në mbajtje

11 Qershor 2025
A A
Arrestime
Share on Facebook

Policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

Policia thotë se të dyshuarit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë gra, ish-pjesëmarrëse në luftërat e Sirisë dhe Irakut, duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare.

“Viktimat janë bindur që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një Institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4,500.00 deri në 5,000.00 euro.”

I dyshuari i parë i ka identifikuar viktimat dhe i ka dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim. I dyshuari i dytë, zyrtar në këtë institucion, i ka përpiluar kontratat ndërsa i dyshuari i tretë i ka aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit.

“I dyshuari me iniciale (R.D.) ka identifikuar viktimat dhe dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim. I dyshuari me iniciale (V.G.) zyrtar në institucionit mikrofinaciar ka përpiluar dosjen dhe kontratat, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.H.) ka aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni.”

“Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari (R.D.) ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave ju ka dhënë nga 500.00 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet. Palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin në kohen kur institucioni mikrofinaciar ju ka kërkuar atyre fillimin e pagesave të kredisë.”

Vlera e dëmit është rreth 45 mijë euro.

“Deri më tani janë intervistuar 10/persona palë të dëmtuara, ku vlera e dëmit llogaritet të jetë 45,000.00 euro.”

Dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Dy të dyshuarve me iniciale (R.D.) dhe (V.G.) me vendimin e prokurorit të lëndës nga PTH- Prishtinë ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari i tret me iniciale (A.H.) është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet, përfshirë masat e veçanta të hetimit janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim të plotë.”

Nënkryetari i OVL-UÇK-së me kërkesa për Osmanin rreth trajtimit në Hagë, nga Qeveria Kurti thotë se s’presin asgjë
Read more

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 236)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com