DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Protesta e bizneseve: Kërkohet që brenda 10 ditësh të pezullohet vendimi i tregut të lirë të energjisë

11 Qershor 2025
A A
Protesta e bizneseve: Kërkohet që brenda 10 ditësh të pezullohet vendimi i tregut të lirë të energjisë
Share on Facebook

Në protestën e sotme të bizneseve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për hyrjen në fuqi nga 1 qershori të tregut të lirë të qeverisë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se asnjë biznes nuk është kundër tregut të lirë, por kërkojnë fazë tranzicioni, raporton Ekonomia Online.

“E kemi një kërkesë të vetme: na jepni një fazë të tranzicionit, përgatiteni tregun e më pas edhe një paketë që e kanë pasur të gjitha vendet e Evropës, por edhe më gjerë që i kanë ndihmuar bizneseve të mos e vërejnë asnjë efekt negativ, të mos ndikojë në ulje ose në mbyllje te biznesit.

Ne nuk jemi fajtorë që së pari nuk është përgatitur tregu, nuk kemi konkurrencë, kemi monopol. Nuk është asnjë biznes kundër daljes në treg të lirë, duam të kemi treg të lirë, duam konkurrencë, duam të dalim në treg të lirë me vullnetin tonë, jo në mënyrë të dhunshme. Ata që na injorojnë nuk do të fitojnë”, tha Rafuna, duke theksuar se kërkesa e bizneseve është që brenda 10 ditëve ZRRE-ja ta pezullojë vendimin.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, paralajmëroi për protesta të tjera nëse nuk do të ketë ndryshim të vendimit të ZRRE-së.

“Ju sot pritni që Qeveria, ZRRE të merr vendime të favorshme për ju, por nëse nuk do të merr vendim atëherë bizneset, përfaqësuesit e tyre do të vendosin për protestat e ardhshme”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 228)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com