DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Familja e ish-presidentit Thaçi ngushëllon familjen Bukoshi

11 Qershor 2025
A A
Familja e ish-presidentit Thaçi ngushëllon familjen Bukoshi
Share on Facebook

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshit, i cili ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.

Familja Thaçi ka thënë se z. Bujar Bukoshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda historike.

“Në këto momente dhimbjeje, në emër të presidentit Hashim Thaçi dhe familjes sonë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të z. Bukoshi, me të cilët punoi dhe veproi gjatë gjithë jetës”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky është telegrami i plotë i familjes Thaçi për familjen Bukoshi:

E nderuara Familje Bukoshi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Bujar Bukoshi dha kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda historike.

Bujar Bukoshi do të mbahet mend si burrështetas i vendosur, i guximshëm dhe konsekuent edhe në forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke marrë pjesë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës së pavarur.

Në këto momente dhimbjeje, në emër të presidentit Hashim Thaçi dhe familjes sonë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të z. Bukoshi, me të cilët punoi dhe veproi gjatë gjithë jetës.

Me respekt,

Familja Thaçi

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 079)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (424)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com