DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BE-ja s’ka marrë përgjigje nga Serbia për sulmin në Ibër-Lepenc

12 Qershor 2025
A A
MB: Serbia të bashkëpunojë për t’i mbajtur përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë e ndaj KFOR-it, t’i ndihmojë hetimet për Ibër-Lepenc
Share on Facebook

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe lidhur me kërkesën e Kosovës për bashkëpunim në hetimin e sulmit terrorist të ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

BE-ja ka thënë se i ka transmetuar autoriteteve të Serbisë kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për të bashkëpunuar për hetimin e këtij sulmi, por deri tash s’kam marrë përgjigje.

“BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe është e gatshme të lehtësojë bashkëpunimin mes të dyja palëve. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në janar ndërmjetësoi transmetimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet e Serbisë, lidhur me sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen zëdhënësit të BE-së.

Më herët, Prokuroria Speciale ka thënë se Serbia nuk po tregon vullnet për bashkëpunim, pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte dhënë zotime publike se do të ndihmonte hetimet dhe do të bashkëpunonte edhe me Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë e shohin këtë qasje të Serbisë si mosrespektim të zotimeve ndërkombëtare dhe mungesë të seriozitetit për të zbardhur aktin që potencialisht mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda për sigurinë.

Për sulmin e 29 nëntorit të 2024-s, në hetime është përfshirë edhe Byroja Kombëtare amerikane e Hetimeve, FBI. Deri më tani në paraburgim janë duke u mbajtur dy të dyshuar teksa krahas Dragisha e Jovan Viqentijeviqit, në Prokurori kanë thënë se ka edhe të dyshuar të tjerë. /Koha

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com