DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parandalohet kontrabandimi i birrave serbe në territorin e Kosovës

13 Qershor 2025
A A
Parandalohet kontrabandimi i birrave serbe në territorin e Kosovës
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandës me mallra në rajonin e Gjilant.

Sipas një njoftimi për media, policia gjatë një pike vëzhgimi të terrenit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan i Epërm, komuna e Ranillugut, është identifikuar një automjet i dyshimtë të tipit “Shiroka” me targa serbe, duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë.

Policia thotë se pas një reagimi të shpejtë operacional, automjeti është ndaluar rreth orës 11:30 në fshatin Korminjan i Epërm. Gjatë kontrollit, u konstatua se automjeti i drejtuar nga personi B. S., mashkull kosovar, kishte të ngarkuara 47 arka me nga 20 copë, gjithsej 940 njësi birre të markës “Zaječarsko”, me peshë totale rreth 470 litra, të prodhimit serb.

Për këto mallra nuk posedoheshin dokumente përcjellëse mbi prejardhjen apo destinacionin e tyre.

Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin.

Sakaq, me rastin po merret Njësia e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Muçiverc, në kuadër të DRK Lindje – Kaçanik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com