Një zjarr i madh ka përfshirë objektin e qendrës tregtare “Tregu i Gjelbër” në lagjen Bregu i Diellit.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Ekonomia Online ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.