DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bizneset hoteliere dhe turistike drejt falimentimit për shkak të shtrenjtimit të rrymës, kërkojnë ndërhyrje urgjente të shtetit

14 Qershor 2025
A A
Bizneset hoteliere dhe turistike drejt falimentimit për shkak të shtrenjtimit të rrymës, kërkojnë ndërhyrje urgjente të shtetit
Share on Facebook

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, paralajmëron se shumë kompani hoteliere dhe turistike janë në prag të falimentimit për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, 16.1 për qind, raporton Ekonomia Online.

Ai në intervistë për Ekonomia Online shtroi nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, përfshirë qeverinë dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të ndalur këtë rritje që po dëmton rëndë sektorin.

“Në bazë të asaj që kemi informata se jemi të ndarë në shtatë regjione bizneset faturat e rrymës i kanë marrë me rritje. Ne kemi reaguar disa herë. Tash iu kemi bashkuar të gjitha Odave. Edhe ashtu bizneset hoteliere turistike nga pandemia ende nuk janë kthjellur sa duhet. Edhe shtetit nuk e ka dhënë ndihmën që duhet ta bëjë. Me këtë shtrenjtim të rrymës ka kompani hoteliere dhe turistike që janë edhe në prag të falimentimit”, tha Sogojeva.

Sipas tij, rritja e kostove është bërë e papërballueshme për sektorin që ende nuk e ka marrë veten nga humbjet e pandemisë, ndërsa çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm që nga viti 2021.
Ai shtoi se për këtë arsye hoteleria pritet që t’i shtrenjtojnë shërbimet e saj.

“Produktet bazë edhe ashtu nga 2021 deri më sot janë shtrenjtuar. Nëse e llogarisim produktin bazë që është marrë në treg mund të them ndoshta e ka kaluar 100 për qind dhe ashtu me këtë duhet të rriten shërbimet 100 për qind, por është ruajtur ky kontinuitet, është mbajtur me një marzh të vogël. Por, kur e kemi tash shtrenjtimin e rrymës edhe gjëra të tjera, gjithsesi ai do të mendojë që të rrisë edhe çmimin e shërbimeve. Por jo tash edhe shtrenjtimi i shërbimeve të jetë i madh, që të kalojë në disfavor se mund ta humbasësh klientelën”, tha ai.

Sogojeva gjithashtu shprehu shqetësim për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në zhvillimin e turizmit gjatë sezonit veror.

“Kjo ndikon dukshëm në zhvillimin e turizmit. Ndikon në ata që pretendojnë të vijnë gjatë verës. Edhe ashtu kohët e fundit kemi lëvizje të mëdha jashtë Kosovës. Edhe diaspora kur të vijë nuk është më ajo diasporë e cila rri me pushim e plotë. Plus kjo që po ndodh. Ne duhet të përballemi disi, por me shumë vështirësi. Kërkojmë nga institucionet, qeveria, ZRRE-ja që të gjejmë një rrugë ose mënyrë që të kalojmë këtë se kjo është në dëm të biznesit”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 220)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com