DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reali s’i ndahet Premierligës, i dëshiron edhe dy yje tjerë “falas”

15 Qershor 2025
A A
Reali s’i ndahet Premierligës, i dëshiron edhe dy yje tjerë “falas”
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid duket se do të vazhdojë politikën e saj tëjoshjes së lojtarëve me profil të lartë pa kosto transferimi dhe dy skuadra të Ligës Premier mund të dalin të humbura nga kjo strategji.

Në vitet e fundit, madrilenët kanë ndryshuar qasjen e tyre në afatin kalimtar, duke u fokusuar në lojtarë të mëdhenj që janë në përfundim të kontratave, për t’i sjellë në “Santiago Bernabeu” pa ndonjë tarifë transferimi.

Në katër nga pesë afatet e fundit kalimtare, Real Madrid ka siguruar shërbimet e emrave të njohur pa paguar klauzola transferimi: David Alaba në vitin 2021, Antonio Rüdiger në 2022, Kylian Mbappé në 2024, dhe së fundmi Trent Alexander-Arnold nga Liverpool.

Alexander-Arnold u bind të mos rinovonte kontratën me klubin e tij dhe të transferohej në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.

Megjithatë, për të siguruar që lojtari të jetë pjesë e skuadrës në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid përfundimisht pranoi të paguajë një shumë simbolike prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij.

Pavarësisht investimeve të fundit në Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono, raportet sugjerojnë se madrilenët tashmë kanë nisur përgatitjet për transferimin e radhës pa kosto – dhe dy klube angleze ndihen të kërcënuara.

SipasMarca, klubet kanë filluar të “frikësohen” nga kjo strategji e Real Madridit, ndërsa mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, përmendet si objektivi kryesor.

Raporti thekson se drejtuesit e Liverpoolit e kanë nuhatur një situatë të ngjashme me atë të Alexander-Arnold, pasi oferta e fundit për rinovim është refuzuar nga Konate, me kontratën aktuale që i skadon verën e ardhshme.

Përveç tij, edhe mbrojtësi i Arsenalit, Myles Leëis-Skelly, është përmendur si një tjetër emër që mund të transferohet falas, së bashku me talentin e ri të Valencias, Cristhian Mosquera.

Megjithatë, besohet se Konate është lojtari që Real Madrid e dëshiron më shumë për ta afruar në skuadër.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 514)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com