DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E gjithë Evropa po e kërkon, sulmuesi i vetëofrohet Realit – “Los Blancos” e refuzojnë

18 Qershor 2025
A A
E gjithë Evropa po e kërkon, sulmuesi i vetëofrohet Realit – “Los Blancos” e refuzojnë
Share on Facebook

Çdo sezon, disa futbollistë ëndërrojnë të veshin fanellën e Real Madridit, dhe në shumë raste, rrethi i tyre i afërt punon për t’i afruar me skuadrën e bardhë.

Pikërisht në këtë situatë ndodhet Viktor Gyökeres, një nga sulmuesit më në formë në futbollin europian, i cili së fundmi është ofruar te klubi madrilen si një përforcim i mundshëm në repartin ofensiv.

Sulmuesi suedez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Sportingun e Portugalisë, duke qenë një nga surprizat e kampionatit portugez dhe duke luftuar deri në fund për të fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i turneut.

Në moshën 27-vjeçare dhe me kontratë deri në vitin 2028, Gyökeres është konsoliduar si një sulmues i nivelit të lartë, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të rëndësishme në Evropë.

Sipas gazetarit Mario Cortegana, përfaqësuesit e lojtarit kanë sugjeruar transferimin e tij te Real Madridi, që vazhdon të eksplorojë tregun në kërkim të një qendre të avancuar që mund të sjellë zgjidhje në momente të caktuara.

Megjithatë, drejtuesit sportivë të Madridit kanë refuzuar këtë mundësi për shkak të kostos së lartë të operacionit (vlera e tij në treg është rreth 75 milionë euro), si dhe sepse profili i tij nuk përputhet me planet e stafit teknik.

Klubi madrilen i jep përparësi një profili të ngjashëm me atë të Joselu: një sulmues i besueshëm dhe i gatshëm të pranojë një rol dytësor.

Ndërkohë që Gyökeres pritet të jetë titullar kudo që të shkojë, gjë që e vështirëson përshtatjen e tij në projektin aktual të Madridit.

Pavarësisht këtij refuzimi, sulmuesi nuk do të ketë mungesë ofertash. Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe disa klube të nivelit të lartë tashmë po ndjekin nga afër situatën e tij.

Gjithçka do të varet nga qëndrimi që do të marrë Sportingu në javët në vijim./GazetaExpress/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 185)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com