Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë për t’iu bashkuar me sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit, raporton CBS News, partneri amerikan i BBC-së, ndërsa dy shtetet vazhdojnë ofensivat për ditën e gjashtë.
Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë për t’iu bashkuar me sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit, raporton CBS News, partneri amerikan i BBC-së, ndërsa dy shtetet vazhdojnë ofensivat për ditën e gjashtë.
Presidenti amerikan më herët bëri thirrje për “dorëzimin pa kushte” të Iranit dhe deklaroi se e di se ku ndodhet lideri i vendit, por nuk do ta vrasë, “të paktën për tani”, transmeton KosovaPress.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se nuk do të bëjë asnjë kompromis me Izraelin dhe se do të tregojë “asnjë mëshirë”.
Izraeli njoftoi se ka goditur një vend të pasurimit të uraniumit në Teheran dhe objekte armësh si pjesë e një sulmi të natës.
Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit, me sirena që u dëgjuan dy herë gjatë natës – por shkalla e sulmeve nga Teherani ka rënë, shkruan Hugo Bachega, korrespondant i BBC.
Të dyja vendet, Irani dhe Izraeli janë armiq rajonalë për dekada me radhë.
Në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit.
Irani gjithmonë ka pohuar se programi i tij bërthamor është paqësor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me të tjerë kanë vlerësuar se ai nuk ka synuar zhvillimin e armës që nga viti 2003. Megjithatë, Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele afër atyre për armë dhe besohet se mund të zhvillojë disa armë brenda muajsh nëse dëshiron ta bëjë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e OKB-së e dënoi Iranin javën e kaluar për mospërmbushjen e detyrimeve të tij.