DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Në Prishtinë sot dhe nesër po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Digjitalizim

18 Qershor 2025
A A
Përparim Rama prezanton analiza: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet
Share on Facebook

Në Prishtinë filloi Konferenca Ndërkombëtare për Digjitalizim, që do të zgjasë edhe nesër, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të kësaj konference do të mbahen edhe panele diskutimi, performanca artistike dhe promovime librash.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kryeqyteti po ecën përpara me hapa të shpejtë në aspektin e digjitalizimit, duke theksuar se kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme digjitale në gjithë kryeqytetin.

“Kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme për platformën ‘Smart City’ apo ‘Qyteti i Mençur’, ku i kemi ndërlidhur pjesë të shumta të kryeqytetit me sensorë, përmes të cilëve monitorojmë aspekte të ndryshme si trafikun, mbeturinat, madje edhe kapakët e pusetave, pasi ka pasur raste të vjedhjes së tyre. Tani ato janë të pajisura me sensorë dhe kur lëvizin, ne e dimë. Kjo krijon një siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Po ashtu, kemi edhe sensorë të tjerë që janë të ndërlidhur me klasat në shkollat tona, për të monitoruar cilësinë e ajrit”, tha Rama.

Këto shërbime kryeqyteti i prezanton në Konferencën dyditore për digjitalizim, ku po marrin pjesë ekspertë nga fusha të ndryshme si urbanizmi, arkitektura, politikat mjedisore dhe teknologjia, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 177)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com