Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se sirenat janë ndezur në disa zona në të gjithë Izraelin, duke paralajmëruar qytetarë se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani.
Tutje thuhet se Forcat Ajrore po punojnë për të “kapur dhe goditur aty ku është e nevojshme për të eliminuar kërcënimin”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, shtatë persona janë plagosur në Beersheba, në jug të Izraelit, pasi një raketë iraniane goditi një park teknologjik.