Deputeti i Vetvëendosjes, Hekuran Murati, ka komentuar një deklaratë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se në rast që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për votim të fshehtë – një procedurë që Vetëvendosje po insiston ta përdorë në Kuvend për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare – ata do ta tregojnë “me kamerë votën kundër”.
Duke tentuar të ironizojë, Murati tha se partia që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova u kthye nga një parti shtetformuese në parti votë-fotografuese.
“Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”.