DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami për pamjet e punëtorit të KEK-ut: Shteti nuk mbahet me propoagandë, Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur

23 Qershor 2025
A A
Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike
Share on Facebook

Sindikata e Re e KEK-ut ka shpërndarë njëvideoshqetësuese, ku një punëtor shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, në kushte tejet të rrezikshme dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj këtyre pamjeve, duke i cilësuar si “heroi i kazanit” dhe “turp të qeverisë”.

Ajo thekson se punëtorët e KEK-ut po punojnë në kushtejashtëzakonisht të vështira, duke rrezikuar jetën, për të parandaluar që vendi të mos zhytet në terr.Reagimi i plotë:

Heroi i kazanit, turpi i qeverisë

Pamjet që po qarkullojnë nga KEK-u janë fakte të gjalla për degradimin institucional të një sektori jetik siç është ai i energjisë.

Në postimin e “Sindikatës së Re të KEK-ut”, punëtori del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në kushte tepër të rënda, duke rrezikuar jetën. Punëtori në video dhe qindra si ai përkundër vështirësive, punojnë pa ndalë që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen nëderisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp.Ky është KEK-u nën qeverisjen e Komitetit për Energji të Lëvizjes Vetëvendosje, me tenderë të negociuar pa garë, pa fizibilitet, pa transparencë, si tenderi për ”Rehabilitim dhe Modernizim e A3”, i hapur nga janari i këtij viti – tender 137 milionë euro me negociata, e për të cilin KEK-u as studim fizibiliteti nuk ka, e në anën tjetër, kompanitë e privilegjuara nga ky pushtet bëjnë qindra miliona qarkullim nga importi i energjisë

A e dini që ka katër vite që Albini, Artanja dhe të tjerë lavdërohen për fitimet në KEK-ut? Dilni, tregoni sot çka po ndodhë me atë fitim, sepse investime në remonte e modernizim nuk ka, paga më të larta nuk ka, kushte më të mira për punë nuk ka. Tregoni a po gjeneron KEK-u energji duke sakrifikuar edhe remontet, sepse kjo ju lëverdisë tregtarëve të energjisë, pasi që ata fitojnë edhe kur shet edhe kur blen Kosova energji.Për këto pamje nuk pres që të deklarohet Albini, as vartësit e tij. Ai nesër, prapë, vetë i 48-ti, vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët.

Një gjë është e vërtetë se shteti nuk mbahet me propoagandë, por me djersën e këtyre punëtorëve.

Prokuroria ka detyrë ta kthejë shtetin nga pengmarrësit te qytetarët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com