Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të adresojë çështjet dhe paqartësitë e shkaktuara nga dezinformatat në sektorin e punës.
Konferenca do të mbahet në orën 16:00 në ndërtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Pritet që Rizvanolli të sqarojë qëndrimin zyrtar dhe të ofrojë të dhëna të sakta për opinionin publik.